Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pejiç e pohon mundësinë e rikthimit në Shqipëri, ja se në cilën skuadër

Shkruar nga NEWSPORT
Pejiç e pohon mundësinë e rikthimit në Shqipëri, ja

Pejiç ditën e djeshme u përfol për një kalim të tij te skuadra e Kukësit. Por zoti Safet Gjici e ka mohuar në mënyrë kategorikë që të ketë pasur një kontakt me kroatin, për redaksinë tonë newsport.al. Por i kontaktuar nga "Panorama Sport", Pejiç ka pohuar që ka mbyllur bashkëpunimin me klubin iranian dhe mund të rikthehet në Shqipëri.

"Tashmë jam lojtari i lirë dhe normal që kam shanse të kthehem te Kukësi. Kam kaluar shumë mirë te kjo skuadër dhe këtë e vlerësoj interesimin e tyre. Unë kam lënë ish-skuadrën pasi ata ma ndërprenë kontratën ndërsa unë ndërmora hapat ligjorë dhe i çova në FIFA dhe fitova gjyqin , kështu që mora paratë për dy vitet kontratë që kisha", tha kroati.

Ai ka folur dhe për të ardhmen e tij në Shqipëri, duke u shprehur:

" Për të ardhmen time është e vështirë ta them tani nëse do të shkoj te Kukësi apo ndonjë skuadër tjetër në Superiore, pasi kam dy-tri oferta të rëndësishme nga disa skuadra në këtë kampionat. Një gjë është e sigurt, që më pëlqen dhe më ka munguar Shqipëria. Aty jam ndier gjithmonë si shqiptar", ka përfunduar Pero Pejiç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga