Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

PEDRI nuk fshihet: Dua një finale Spanjë-Argjentinë, kurrë s’kam luajtur kundër Messit

Shkruar nga NEWSPORT
PEDRI nuk fshihet: Dua një finale Spanjë-Argjentinë, kurrë

Spanja do të luajë ndaj Kosta Rikës duke nisur që në orën 17:00, një takim ku padiskutim djemtë e Luis Enriques janë favoritë për ta fituar, pasi loja që premtojnë yjet e “Furisë së kuqe” do të jetë një spektakël.

Një ndër talentet që ka në gjirin e saj Spanja është edhe Ylli i Barcelonës, Pedri, i cili në një intervistë përpara duelit të sotëm, nuk fsheh dëshirën që të luajë në finale ndaj Argjentinës, pasi dëshiron të duelojë kundër Lionel Messit.

“Messi ishte lojtari më i mirë që kam parë dhe pasi luajta me të, mund të them vetëm se të qenit pranë tij ishte një privilegj. E falënderoj për mënyrën se si u soll me mua. Ai më trajtoi shumë mirë që në momentin e parë. Në fushë, ai të bën të lehtë për të luajtur.

Do të doja të luajë kundër Argjentinës në finale, pasi asnjëherë nuk kam luajtur kundër Messit më parë. Do të ishte një kujtim shumë i bukur. Argjentina është një nga favoritët së bashku me Francën dhe Brazilin, skuadra që kanë shumë potencial. Do të shohim se çfarë do të ndodhë sepse në një Botëror nuk dihet kurrë”,  deklaroi Pedri për ‘EFE’.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga