Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pedri "kërcënon" Interin: Nesër bëj të vlejë goli i anuluar në "San Siro"

Shkruar nga NEWSPORT
Pedri "kërcënon" Interin: Nesër bëj të

Barcelona - Inter është kryefjala e ditës së nesërme për ndeshjet e Champions League. Para kësaj sfide ka folur lojtari i talentuar Pedri. Futbollisti i Barcelonës, në një prononcim të dhënë për mediet ka paralajmëruar zikaltërit duke thënë se do të shënojë.

Ai kujtoi anulimin e golit në "San Siro": "Do të zgjidh rezultatin me një gol. Ma anuluan në San Siro. E shënoj nesër", kështu e nis intervistën e tij Pedri i cili më pas tregon përgatitjet me Xavi-n.

"Xavi nuk na kërkon vetëm një ndeshje si ajo e nesërmja. Ai na kërkon gjithmonë të futemi në fushë për të shënuar. Golin s'duhet ta bëjë vetëm sulmuesi. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë.

Goli? Kam thënë gjithmonë se nuk e kam përfunduar një punë... Ndodhi në San Siro, por fatkeqësisht u anulua. Të ndihmosh ekipin është diçka që dua ta bëj, edhe para portës e jam duke punuar për këtë", tha ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga