
Roma ka mposhtur sot në mbrëmje me rezultatin 3-0 Veronën në stadiumin “Olimpico”.
Roma ka marrë tri pikë ndaj Hellas Veronës në javën e katërt në Serie A. Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Edin Dzeko, i cili shënoi dy gola 34’ 61’, ndërsa golin tjetër e shënoi Radja Nainggolan 22’.
Kjo ishte ndeshje e veçantë për mbrojtësin, Alessandro Florenzi, që u rikthye pas një lëndimi që e la për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Gjithashtu në këtë mbrëmje debutoi sulmuesi i ri, Patrik Schick, që u fut në lojë në minutën e 75’të në vend të Nainggolanit.
http://www.dailymotion.com/video/x610t3b
Poll