Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U largua me "ceremoni" nga Italia, Patrick Schick pranë rikthimit në Serinë A

Shkruar nga NEWSPORT
U largua me "ceremoni" nga Italia, Patrick Schick pranë rikthimit

Më në fund bindës. Partick Schick zuri skenën me tre golat e fundit në Bundesligën gjermane. Përfundimisht bindës me te tijtë, duke lënë pas dëmtimet që e kanë shoqëruar në karrierë. Sulmuesi çek u largua nga Roma në fillimin e sezonit, duke mos bindur drejtuesit e kryeqytetasve. Në javët e fundit ai ishte protagonist me RB Leipzig, duke e udhëhequr klubin drejt vendit të parë në Gjermani.

Golat vendimtarë me Dusseldorfin, Borussia Dortmundin dhe Augsburgun, kanë bërë që Roma ta rikonsiderojë në planet e veta. Fillimi i sezoni e pa çekun mes vështirësive të ambientimit dhe lëndimeve (i fundit në kyçin e këmbës), rrezikuan që të mbetej sërish në listën e të padëshiruarve. Performancat e fundit si dhe golat e tij, duket se i kanë dërguar "sms" romanëve për ta rikthyer edhe njëherë në ekip. Roma dëshiron plot 29 milion euro përfundimtare, me Lepzig që duket se i ka besuar sulmuesit. E vështirë do të jetë që janari të rikthejë Schick në Romë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga