
Real Madrid ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Luka Modric. Madrilenët janë të vetdijshëm se mesfushori kroat nuk është më nivele të larta për shkak të moshës së tij të madhe e për këtë arsye kërkojnë një zëvendësues të tij. "Don Balon", bën me dije se Reali ka kthyer sytë nga Serie A dhe kryesisht te Lazio ku kërkojnë të firmosin me Sergej Milinkovic-Savic.
Mesfushori serb prej disa sezonesh është një nga lojtarët më të mirë në Serie A dhe madrilenët kërkojnë ta kenë në skuadër sezonin e ri. Presidenti Lottito nuk bën skonte dhe kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e tij, por për Realin paratë nuk janë aspak problem duke parë që në merkaton e kaluar nuk bën asnjë shpezim.
Poll