
Nga Justin Bespalla
Komentet pas ndeshjes së djeshme treguan pse në përgjithësi shqiptarët janë kaq të nënshtruar edhe të manipulueshëm. Pse nuk ecim perpara ne si komb. Sa të zinjë jemi! Një mori sharjesh, fyerjesh, akuzash të ndyra pa asnjë princip e bazë!
Njerëz që nuk kane luajtur asnjëherë në jetën e tyre në një fushë reale futbolli, marrin përsipër të komentojnë djersën e mundin e një ekipi Kombëtar fitues dhe të suksesshëm. Akuza më e ndyrë ishte ajo e shitjes së ndeshjes. Këta mendje të ndritura që akuzojnë këto futbollista për shitje ndeshjesh kanë shitur gjithë jetën gjithçka të tyre. Të akuzosh për shitje ndeshjeje dhe të bësh me baltë 25 djem që japin shpirtin në fushë dhe një staf teknik që është i përkushtuar në maksimum, profesionistë të klasit të parë është ta kesh shpirtin e zi dhe të kesh shitur çdo pjesë të dinjitetit tënd më parë.
Ekipi keto dy ndeshje ishte shume i releksuar. Kishte mungesë përqendrimi sidomos në ndeshjen e dytë se kishin siguruar gjithshka qe i duhej. Silvinjo ky zotëri i madh, profesionist i jashtëzakonshëm, model i futbollistit dhe drejtuesit, që deri dje këta që e shajnë sot e vishnin me Flamur Shqiptar, bëri shume mirë që bëri një rrokadë lojtarësh në ekip. Ekipi mbrëmë nuk kishte në njëmbëdhjetëshen e saj 5 lojtarë të ekipit fitues. Normale që kjo do të ndikojë edhe tek ekipe shumë më të medha se Shqiperia.
Gjermania u mund nga Turqia por nuk u kryqëzua as nga tifozët as nga mediat as nga gazetat dhe as nga drejtuesit më të lartë të saj. Lojtarët nuk kishin përqendrimin maksimal dhe normal që nuk mund ta kishin se çdo ekipi i ndodh kjo. Ata që kanë luajtur futboll e dinë më së miri se sa ndikon përqendrimi në një ndeshje futbolli. Aq më teper që ekipi kundërshtar ishte shumë i përqendruar dhe do të jepte gjithshka në fushë se nuk kishin asgjë për të humbur dhe më kryesorja luante me ekipin e vendit të parë. Edhe Çekët një ndeshje më parë hoqen keq me këtë kundërshtar duke fituar me rezultatin minimal 1 me 0, kur i duhej një fitore patjetër. Kur ekipi Çek kishte një përqendrim maksimal ndaj kësaj ndeshjeje.
Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar një vleresim maksimal për ekipin Kombëtarë dhe ka një rezultat fantastik në punën e saj. Drejtuesit e saj duhen falenderuar për kontributin e dhënë, për përzgjedhjet e stafeve drejtuese të ekipit Kombëtar dhe kushteve të krijuara për lojtarët.
Nejse se e zgjata pak. Pasndeshja tregoi pse ky Komb është i ndarë në pesë Shtete. Pasndeshja tregoi pse zilia, mllëfi dhe urrejtja primitive ndaj sakrificës dhe punës së tjetrit janë “fanaret” ndriçues të një pjese të madhe. Krenarë për këtë Kombëtare Futbolli