Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pasardhësi i Tite, 5 herë kampionët e botës gati për lëvizjen e bujshme

Shkruar nga NEWSPORT
Pasardhësi i Tite, 5 herë kampionët e botës gati për

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ançeloti është kandidati numër 1 për të zëvëndësuar Tite në stolin e Brazilit. “Selecao” po kërkojnë të ringrihen pas një Kupe Bote “katastrofale” për ta. Eleminimi në çerkefinale përballë Kroacise solli largimin e trajnerit Tite nga stoli brazilian.

Kohët e fundit ka pasur shumë zëra se kush mund të jetë pasardhësi i tij në pankinë. Emri më i fundit që ka dalë në dritë është ai i italianit të “Los Blancos”.

Sipas së përditshmes portugeze “O Globo”, Ançeloti shihet si figura kyçe nga Federata Braziliane e Futbollit për të udhëhequr përpara 5 herë kampionët e botës. Raportohet se federata është e gatshme të pres deri në mbarim të sezonit për të nisur bisedimet me drejtuesit e Real dhe “Don Carlo”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga