Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pas largimit nga Vllaznia Ylli Hoxha sqaron "sherrin" me trajnerin Cungu: Unë nuk kam dashur të flas

Shkruar nga NEWSPORT
Pas largimit nga Vllaznia Ylli Hoxha sqaron "sherrin" me trajnerin

Pas largimit nga Vllaznia pak ditë më parë, mesfushori ylli Hoxha ka sqaruar të gjitha debatet që ky i fundit ka pasur me trajnerin Armando Cungu. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Arena të “Tribuna Channel”, ai ka sqaruar këtë çështje.

“Kisha disa mosmarrëveshje me trajnerin dhe insistova të largohesha duke zgjidhur kontratën me drejtuesit e klubit. A kishte përplasje? Realisht nuk kishte përplasje fizike. Kishte mosmarrëveshje, mosmarrëveshje të qëllimshme nga ana e trajnerit. Nuk kam qejf as ta diskutoj shumë. Është mbyllur kjo temë për mua. E rëndësishme është tani jam pjesë e Feronikelit”.

“Mosmarrëveshjet kanë nisur për shkak se keni kërkuar sqarime për aktivizimin e pakët? Në fakt kanë nisur më herët, por unë nuk kam dashur të flas. Kishte disa padrejtësi dhe për këtë kam dalë edhe vetë me deklaratë, sepse nuk kam dashur më herët të dal me deklarata për të mos shkaktuar keqkuptime. Kishte disa mosmarrëveshje nga ana e tij dhe unë akoma nuk e di se cilat janë ato”, ka thënë mesfushori Ylli Hoxha.

Kujtojmë që vetë pak ditë më parë, Hoxha ka firmosur një kontratë me Feronikelin e Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga