
Hetimi i brendshëm i Manchester United ka marrë lajmin e mirë për Greenwood. Shërbimi i Prokurorisë i hoqi të gjitha akuzat e ngritura kundër 21-vjeçarit në shkurt.
“Djajtë e Kuq” kanë vendosur të huazojnë Mason Greenwood dhe duket se edhe klubi i tij i ardhshëm është gjetur. Sulmuesi anglez do largohet nga United edhe për t’i liruar vendin një sulmuesi të ri startues.
Shumë klube në Itali kanë interes për të marrë shërbimet e lojtarit, por ekipi më serioz në interesim duket Atalanta. Klubi nga Bergamo ka marrë dritën jeshile nga Greenwood dhe pritet që ditët e ardhshme të arrihet marrëveshja e plotë.
Nuk përjashtohet mundësia që 21-vjeçari të përfshihet në tratativa që Manchester United të arrijë tek sulmuesi i Atalantës, norvegjezi Rasmus Hojlund.