Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pas 92 tradhtive, Neymar i jep fund fejesës me Brunën!

Shkruar nga NEWSPORT
Pas 92 tradhtive, Neymar i jep fund fejesës me Brunën!

Fejesa e ylli të futbollit Neymar me bukuroshen zeshkane, Bruna Biancardi, ka marrë fund pas 92 tradhtive. Ky lajm është bërë me dije nga gazetari Thiago Sodré  i cili ka thënë se futbollisti dhe Bruna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe se shumë shpejt pritet që prindërit e Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor, të dalin me një njoftim zyrtar.

Gazetari thekson se pavarësisht që marrëdhënia e tyre romantike ka përfunduar, çifti ka zgjedhur që të mbajnë me njëri-tjetrin një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre, Mavie.

Me lidhjen tashmë të prishur, Neymar Jr duket se nuk shqetësohet për thashethemet e fundit që kanë të bëjnë me emrin e tij. Sulmuesi ka zgjedhur të mbajë private jetën e tij personale, pa dhënë deklarata të tjera për fjalët që qarkullojnë në media, për aventurat e tij lart e poshtë me bjonde dhe brune të tjera.

Epo, a është ndonjë tjetër person në jetën e futbollistit apo jo këtë nuk e dime, por ajo që dimë është se pas 92 tradhtive, Neymar dhe Bruna Biancardi i kanë dhënë fund zyrtarisht fejesës. Pavarësisht kësaj, ata po mbajnë një marrëdhënie miqësore për hir të vajzës së tyre, Mavie. S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë atyre më të mirat gjatë kësaj kohe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga