Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pas 12 vitesh, kundërshtari i të kuqve zbarkon në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
Pas 12 vitesh, kundërshtari i të kuqve zbarkon në Tiranë

Skuadra e Ferencvaroshit do të ndeshet nesër me skuadrën e Partizanit në kuadër të raundit të dytë eliminator të Champions League. Hungarezët kanë mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin shqiptar, teksa janë akomoduar në hotel "Sheraton". Lojtarët dhe stafi janë optimistë për ndeshjen e nesërme, e cila do të luhet në stadiumin "Elbasan Arena" në orën 20:00.

Ferencvaroshi është skuadër e njohur për skuadrat shqiptare, pasi 12 vite më parë janë ndeshur me bardheblutë e Tiranës duke zhvilluar dy takime dramatike. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-2 për hungarezët, takim i luajtur në Qemal Stafa. Ndërsa e dyta ka mbaruar me fitoren e tanëve, të cilët ishin pranë kualifikimit në grupe në Champions League për herë të parë, por golavarazhi në të dy ndeshjet nuk i favorizoi bardheblutë. Vlen për tu theksuar që atëherë Devi Muka ka humbur edhe një penallti në minutat e fundit.

Ndoshta historia do të përsëritet, por fati këtë radhë mund të jetë në anën e Partizanit.

[gallery columns="1" size="full" ids="15913"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga