Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Partizo, Partizo, Tirona është kampion në "Selman Stërmasi"

Shkruar nga NEWSPORT
Partizo, Partizo, Tirona është kampion në "Selman

Nga Elvis REXHA

Futbolli shqiptar ishte i etur për derbin e kryeqytetit, dhe tashmë po e përjeton atë në të gjitha format e mundshme. Duhet më pak se një muaj që të luhet derbi i fazës së tretë, i vlefshëm për javën e 22 të kampionatit, por tashmë Tirana-Partizani ka nisur dhe po luhet kudo.

Në këtë epokë të futbollit modern, aty ku klubet shqiptare përballen denjësisht me skuadrat elitare në Europë, diskutohet ende një temë banale, a duhet Tirana ti hapë dyert Partizanit për të luajtur ndeshjet e kampionatit. Gjëja më absurde është se një vendim i tillë mbahet peng nga dëshira e tifozërisë.

Bardheblutë e konsiderojnë të tepërt që celësat e shtëpisë së tyre tia dorëzojnë qoftë edhe për 2 orë “rivalëve të urryer”, ndërsa të kuqtë e konsiderojnë si shtëpi të tyre impiantin që është pronë e bashkisë së qytetit ku ata jetojnë dhe paguajnë taksat. Është e vështirë për të zgjedhur se kush ka të drejtë, por edhe një rast i tillë i ka precedentët.

Shumë kujtojnë që Lacio dhe Roma, Milani dhe Interi, dikur Juventusi dhe Torino luanin në të njëjtin stadium. Dikush mund të thotë që nuk është e njëjta situatë pasi ato stadiume nuk janë në pronësi të klubeve por i menaxhojnë për ndeshjet shtëpiake. Përpara se të marim shembujt negativ të organizimit në lindje të Europës apo dhe të tifozerive të tyre, le të shkojmë në zemër të gjermanisë, në Bavari, ku Allianz Arena, një stadium zyrtarisht në pronësi të Bayernit të mynihut, është edhe shtëpia e Mynih 1860.

Kushdo që e njeh historinë e futbollit gjerman e di fort mirë që ky është një derbi po aq i zjarrtë sa edhe ato që përmendëm më lart. Bayerni jo vetëm i ka hapur dyert për rivalët historikë, por për më tepër gjatë natës, Allianz Arena nuk mer vetëm ngjyrat e gjigandit bavarez, por edhe të skuadrës më pak të suksesshme të qytetit. Megjithatë Gjermani hesapi, ne nuk arrijmë dot në nivelin e tyre.

Në derbin e fazës së parë më vijnë në memorie pamjet të cilat Supersport i ofroi edhe për abonentët e tij, rruga kryesore përpara Stadiumit Elbasan Arena e mbushur me tifozë të të dyja skuadrave. Erdhën krah për krah duke biseduar me njëri-tjetrin, dukej qartazi që ishin pjesë e një fam,ilje apo e një shoqrie, por që në fund u ndanë për të shkuar drejt “llogoreve sportive” në mbështetje të ekipit. Sërish më rikthehet në memorie viti 1996, kur në Selman Stërmasi dëgjoheshin thirrjet e tifozëve të Tiranës “Partizo, Partizo, Tirona është kampion”.

Personalisht kështu dëshiroj ta kujtoj derbin, një aset të cmuar të kryeqytetit, i pakrahasueshëm me asgjë tjetër dhe si i tillë kam bindjen e plotë se Tirana, ashtu si Bayerni i Mynihut duhet ti hapë dyert rivalëve të përjetshëm.

Për pjesën e tifozerive që mendojnë se qyteti është i tyre dua të kujtoj se në Tiranën metropol gjithcka ndodh. Njeriu simbol i Partizanit Panajot Pano është një produkt i shkollës bardheblu, ashtu si duhet ti kujtojmë tifozëve të Tiranës se shumë familje të hershme tiranase janë tifozë të zjarrtë të të kuqve. Urrejtjen, mllefin dhe agresivitetin tua lëmë tribunave me koreografitë e jashtëzakonshme dhe fushës së lojës.

Ka ardhur koha që tifozët të mësojnë se deri ku është limiti dhe se një vendim i tillë i takon vetëm presidentit Halili, që përvec presionit të ultrasve duhet të marë parasysh historinë. Futbolli ka një mision të shenjtë, të përcojë paqen në botë dhe si i tillë duket se nuk po funksionon vetem tek ne.

Në fund dua të bëj të qartë opinionin tim, si njeri i sportit por mbi të gjitha si një sportdashës që kampionatin shqiptar e kam ndjekur që në vogëli pranë me tifozë të të treja skuadrave të kryeqytetit në rrethin tim fisnor dhe shoqëror.

PO Partizani duhet të luajë në “Selman Stërmasi” për të mirën e futbollit tonë të brishtë, për ti dhënë kryeqytetit një arenë më shumë për fundjavën, dhe për të mos larguar nga stadiumet të rinjtë apo të rejat që kërkojnë të jenë pjesë e tyre.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga