Partizani i këtij sezoni futbollistik është ndryshe. Klubi kryeqytetas është mjaft i përqëndruar në ekipet e moshave, teksa U-21 po bën diferencën. Me në krye trajnerin Gerd Haxhiu, ky ekip po arrin rezultate pozitive.
Por ajo që vlen të theksohet është puna e pandalshme me elementin e ri, ku disa prej tyre po i shërbejnë edhe skuadrës së parë. Megjithatë me 21-vjeçarët nuk merret vetëm Gerd Haxhiu. Këtë e ka treguar Roland Peqini, i cili siç duket është krahu i djathtë i vlonjatit.
Ish mbrojtësi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se pjesë e stafit të Partizanit është edhe ai. Në Instagramin e vet, Peqini shkruan:
“Faleminderit shumë për besimin që më ke dhënë këto dy vite dhe jam shumë i lumtur për rezultatet që kemi arritur Gerd Haxhiu. Jam edhe më tepër i lumtur për progresin e djemve.
Në veçanti për ata djem të rinj që punojnë me ne prej muajsh dhe sot janë pjesë e ekipit të parë. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe ja ku jemi sot”.
[caption id="attachment_688404" align="alignnone" width="911"] Postimi i Roland Peqinit[/caption]