
Partizani vazhdon të jetë aktiv në këtë merkato duke afruar 19 vjeçarin Rabjon Goga. Lojtari i ardhur nga ligat e ulëta Gjermane, ka arritur të bëj mirë gjatë kohës që ka qenë pjesë e të rinjve të Partizanit. Drejtuesit janë bindur nga aftësia e djaloshit dhe i kanë dhënë mundësinë që të jetë pjesë e ekipit të parë në fazën përgatitore.
Goga luan në rolin e qendërsulmuesit dhe me një fizik, 1.87 metra i gjatë bie në sy lehtësisht. Por sulmuesi 19 vjeçar ishte pjesë e Union Nettetal që militon në Oberligën Gjermane. Pritshmëritë janë të larta për Rabjon Goga dhe çdo gjë ngelet për tu parë në ditët në vijëm.
Poll