Kwame Karikari është lojtari më i ri i Chennaiyin në Indi. Thomas Brdariç ka filluar me punën e tij, pasi pritshmëritë në klubin indian janë të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Kështu është arritur afrimi në sulm i lojtarit nga Gana. Kujtojmë se 30- vjeçari u përfol për një transferim të mundshëm te Partizani në merkaton e dimrit të sezonit 2018/19, por asgjë nuk u konkretizua.
Tashmë është Chennaiyn që ka përfituar shërbimet e tij. Sezonin e fundit Karikari shënoi 17 gola në 36 ndeshje, ndërsa në karrierën e tij ka gjetur 84 herë rrugën e rrjetës.

Poll