Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani ngjyros derbin edhe te 21-vjeçarët, Vllaznia dhe Korabi ndalin Bylisin e Erzenin (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani ngjyros derbin edhe te 21-vjeçarët, Vllaznia dhe Korabi
Kategoria Superiore për grupmoshat deri në 21 vjeç ka mbyllur ditën e sotme javën e 16-të të saj. Superduele ishin rezervuar këtë javë e cila kulmoi me derbin Partizani – Tirana, ku të kuqtë fituan me rezultatin minimal 1-0. Vllaznia – Bylis ishte një tjetër sfidë që ka patur rivalitet të fortë vitet e fundit dhe shkodranët arritën të merrnin një barazim 3-3 në Shkodër. Fitore surprizë e Korabit që mposhti Erzenin e vendit të dytë, ndërsa Apolonia dhe Egnatia fituan me goleadë ndaj Teutës dhe Elbasanit. Sfida tjetër mes Vorës dhe Kukësin përfundoi në barazim 2-2.

REZULTATET:

Apolonia 8-2 Teuta Egnatia 6-1 Elbasani Vora 2-2 Kukësi Korabi 3-1 Erzeni Vllaznia 3-3 Bylis Partizani 1-0 Tirana (VIDEO)

RENDITJA:
  1. Bylis 42 pikë
  2. Erzeni* 29 pikë
  3. Partizani* 28 pikë
  4. Vora 28 pikë
  5. Vllaznia* 26 pikë
  6. Apolonia 25 pikë
  7. Tirana 24 pikë
  8. Korabi 21 pikë
  9. Kukësi 17 pikë
  10. Egnatia 16 pikë
  11. Teuta* 12 pikë
  12. Elbasani 4 pikë
Shënim: Skuadrat me (*) kanë një ndeshje më pak.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga