Të martën në orën 18:00 Partizani do të presë në “Elbasan Arena” sllovakët e Slovan Bratislavës për ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Europa League. Të kuqtë kanë disa probleme në organikën e tyre, por të njëjtën gjë e ka edhe kundërshtari, i cili nuk do të ketë një nga lojtarët më të mirë në përbërje.
[caption id="attachment_9943" align="alignleft" width="300"] Tomas Priskin, sulmuesi i Slovan dhe Hungarisë[/caption]
Është sulmuesi i Hungarisë, Tomas Priskin, ai që nuk është në organikën e Slovan Bratislavës për ndeshjen e së martës. Lojtari është grumbulluar nga kombëtarja e tij, ndërsa nuk i është dhënë leje që të jetë pjesë e skuadrës për takimin e radhës. Ka shënuar 11 gola në sezonin e fundit me sllovakët, ndërsa është një nga pikat kyçe të formacionit. Ndaj, te Partizani të gjithë janë në festë për mungesën e një lojtari të tillë te kundërshtari.