
Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme si gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Të kuqtë kanë thyer korçarët, teksa në setin e parë kanë fituar 23-25, në setin e dytë 12-25, ndërsa në të tretin 15-25.
Kjo ka qenë dhe ndeshja e fundit gjysmëfinaliste duke nxjerrë në këtë mënyrë në finale çiftin Erzeni - Partizani. Sfida finaliste është programuar të luhet në 30 qershor të këtij viti.
Poll