Orges Shehi ka marrë një status të ri në Kombëtare. Portieri i Skënderbeut do të jetë ndihmësi i Ilir Bozhiqit. Kjo është arsyeja pse De Biasi edhe këtë radhë ka grumbulluar jo tre por katër portierë.
Shehi ka nisur punën si ndihmës duke ushtruar në fushën e kompleksit “Tropikal” tre portierët e tjerë të përfaqësueses.
Përkrah Bozhiqit, Shehi ka stërvitur dhe rivalin e tij të Partizanit, portierin Alban Hoxha.
Gjithashtu portieri i Skënderbeut ka nisur të ulet në tavolinën e stafit teknik dhe jo më me skuadrën. Portieri i Skënderbeut pritet të lërë vendin në pankinë si futbollist për ti hapur rrugë portierit të Partizanit që do të marrë statusin e portierit të dytë.
[caption id="attachment_53348" align="aligncenter" width="960"] Orges Shehi duke darkuar me presidentin Duka dhe stafin teknik[/caption]