Barazimi i Partizanit 1 me 1 ndaj Kukësit, solli të gjashtën ndeshje radhazi pa fitore për të kuqtë në kampionatin shqiptar. 40 ditë pa fitore, që prej triumfit me Vllazninë më 6 nëntor, plotësoi Partizani me Kukësin.
Interesant është fakti se vetëm një takim ndaj Dinamos nga këto gjashtë ndeshje ka përfunduar pa gola 0 me 0, ndërsa pesë të tjerat janë ndarë barazim 1 me 1. Dhe më interesante bëhen këto barazime, kur kupton se Partizani ka shënuar gjithmonë pasi ka pësuar fillimisht.
Egnatia, Tirana, Teuta, Skënderbeu dhe Kukësi, kundërshtarë të ndryshëm për të njëjtin përfundim. Partizani di si të reagojë dhe nuk dorëzohet me Abilaliajn në krye.
I pyetur nga Newsport.al në konferencën e fundit, trajneri i kuq e lidhi me destabilitetin në mbrojtje. Dhe pse Partizani ka për objektiv vetëm fitoren, për të arritur te titulli kampion, reagimi mund të shihet si diçka pozitive nga këto ndeshje.