Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Partizani dhe Tirana fitojnë me përmbysje, derbi i kryeqytetit në finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani për femra ka mposhtur Barleti Volley duke siguruar kështu finalen e Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje e fortë mes dy ekipeve, por në fund ishin vajzat e Partizanit që dolën të fituara.

Seti I parë I ndeshjes u mbyll me fitoren 25-13 për Barleti, ndërsa në të dytën, Partizani fitoi ngushtë 23-25. Në setin e 3-të, ishte Barelti që fitoi sërish 25-17, kur Partizani përmbysi ndeshjen në dy setet e fundit, 16-25 dhe 10-15.

Sfida tjetër gjysmëfinale ishte, Tirana-Vllaznia e mbyllur me rezultatin 3-1 me sete. Vajzat bardheblu u mposhtën në setin e parë, 26-28, ndërsa përmbysën gjithçka në 3 setet e tjera, 25-12, 25-21 dhe 25-19. Finalja e Kupës së Shqipërisë sjell derbin Tirana-Partizani në volejboll për femra.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga