Shorti i Europa League i ka vënë përballë kundërshtarëve të vështirë skuadrat shqiptare, Teutën dhe Partizanin. Por, kurrë mos thuaj kurrë! Të gjithë e kanë shansin e tyre për t’u kualifikuar në një raund më lartë. Partizani do të ndeshet me Slovan Bratislavën në Turin e Parë, ndërsa Teuta do të ketë kundërshtar Kairat Almatyn, ekip që para dy vitesh eleminoi Kukësin nga Europa League.
[caption id="attachment_7173" align="alignleft" width="300"] Teuta gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare[/caption]
Por, në rast se dy ekipet shqiptare ia dalin të fitojnë dhe të kualifikohen, në Turin e Dytë shorti është i ndryshëm, duke e dalluar Partizanin nga Teuta. Të kuqtë do të kenë një nga ekipet fituese të çiftit Breidablik – Jelgava. Ndërsa Teuta do të ketë short të vështirë, pasi mund të luajë me fituesin e çiftit Macabi Tel Aviv – Gorica.
Breidablik është ekip islandez, ndërsa Jelgava letonez. Pra, niveli i kampionatit shqiptar është më i lartë si i tyre, ndaj fati mund të jetë në krahun e 15 herë kampionëve të vendit. Sa i përket Macabi Tel Aviv i Izraelit, është ekip i njohur në arenën ndërkombëtare, por edhe Gorica e Sllovenisë ka bërë historinë e saj në Champions apo Europa League.