James Adeniyi kujtohet nga mbarë opinioni sportiv në Shqipëri si një nga yjet e Skënderbeut të artë. Sulmuesi nigerian shkëlqeu me Bylisin e Laçin në Superiore për t’u blerë më pas nga korçarët për shifrën e 150 mijë eurove.
Pas aventurave me Qabala, Kiryat, Petah e së fundmi Tuzlaspor, James mbetet lojtarë i lirë në treg. Për të ka patur një ofertë konkrete nga Partizani, por është refuzuar nga 31-vjeçari prej pagës së ulët, sipas ‘Fansat e futbollit shqiptar’.
Kontakte ka patur edhe nga Egnatia, por kërkesat e nigerianit kanë qenë shumë të larta ç’ka ka bërë që të dyja klubet të tërhiqen nga gara për sulmuesin që shënoi 66 gola në Superiore.
Poll
