Partizani do të presë Erzenin ditën e nesërme në ‘Air Albania’ në orën 17:00, ndeshje që do të mbyllë javën e 18-të të Superiores. Të kuqtë u zhvendosën në impiantin modern duke lënë për herë të parë ‘Arenën e Demave’ në një ndeshje të Superiores që nuk është derbi.
Ky vendim u mor si një marrëveshje ‘gentlemanësh’ me drejtuesit e Erzenit të cilën ndeshjen e tyre në ‘shtëpi’ e zhvilluan në kompleksin e të kuqve. Pak rëndësi ka stadiumi, Partizani futet për fitore në çdo fushë dhe ndaj shijakasve kërkohet rikthimi te 3 pikët në kampionat.
Nën drejtimin e trajnerit Abilaliaj, skuadra ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore dhe grupi sërish është i cunguar për shkak të mungesave. Mirëpo, sikur të mos mjaftonin dëmtimet, janë edhe pezullimet ato që bëjnë me dhimbje koke vlonjatin.
Mbrojtësit e majtë, David Atanaskoski do të mungojë në sfidën e rradhës. Maqedonasi ka plotësuar numrin e kartonave dhe do ta shlyejë dënimin ndaj rrogozhinasve.
Sa i përket formacionit ndryshime do të ketë vetëm në mbrojtje nga ekipi që u përball me Egnatian. Buxhelaj pritet të luajë majtas, ndërsa Hadroj i djathtë. Balotazh mes Janjevës dhe Sembene në qendër krah Sotës, por dardani është më i avantazhuar.