Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

PARTIZANËT HISTERIKË QË MBROJNË BALLISTIN!

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANËT HISTERIKË QË MBROJNË BALLISTIN!

Nga Bledi Mane

Një atdhe i fortë, republikë apo monarki qoftë, nëse i cënohet qytetari i saj (i tij) në çdo qoshe të planetit, tund kambanat diplomatike si fillim e pastaj ka qindra mënyra për t'iu gjendur pranë e për ta shpëtuar qytetarin e rrezikuar.

Një atdhe i fortë e i begatë me njerez të arsimuar e të kulturuar, të punësuar dhe korrektë. Një atdhe me financa të forta që i rrit njerëzit me kulturën dhe forcën e ligjit, një atdhe i bukur me njerëz me mendje të ndritura e të bukura.

E le të zbresim nga parashuta e dalldisë ku kemi hipur e të prekim tokën, realitetin. Ka disa ditë që qeveria shqiptare me mundesitë e saj modeste por të forta po lobon për lirimin e tifozit më të famshëm të futbollit shqiptar Ballist Morina. Megjithëse ky i fundit dalldisur prej fames ka thyer disa herë ligjin këtej dhe andej kufirit tonë, tashmë gjendet i burgosur në Kroaci në pritje të një ekstradimi drejt Serbisë. Megjithëse flamuri i zi që ngriti Ballisti në Beograd nuk ishte kurrësesi flamuri më i bukur në botë, kurajoja e tij mbeti historike shumëplanëshe. Une personalisht jam plot shpresë se Ballistin, Kroacia, mikja jonë do e kthejë sërish në Kukes e jo ne Beograd por kjo histeria kolektive që ka kapluar arnautët në këtë vapë drobitëse tingellon hipokrite, hipokrite pa finese e pa tharm.

Nje atdhe i fortë mbron kudo qytetarin e tij por qytetari i atdheut tonë mbetet thjesht një zhurmues dembel.

Si nuk të vjen turp që i kërkon llogari Shqipërisë të lirojë Ballistin ndërkohë ti sot në mëngjes i vure përsëri zjarrin pyllit afër shtepisë tënde. Ti ore mysybet që i kërkon llogari atdheut tënd, dje dhjeve përsëri në det dhe qelbe Velipojë, Golem e Dhërmi. Ti ore llogarikërkues që e ke semaforin me 3 ngjyra të njëjta, 3 jeshile si gjethet e hashashit qe ke mbjellë nga Veriu në Jug. Ti ore monstër që bërtet për padrejtësi dhe kurrë nuk preve një kupon tatimor dhe kurrë nuk pagove një taksë për atdheun tend. Ti ore hajdut që vjedh ujin, energjinë dhe të dhimbset Ballisti. Ti ore shqiptar që bleve diplomën universitare dhe ende nuk e mban mend ku është godina e universitetit tënd. Ti qe vret edhe fëmijët dhe paguan gjykatësin e veremosur për të të dhënë lirine e veremosur...

Kujt Atdheu i kerkon llogari për Ballistin ti ore partizan hipokrit e lamash?

Atdheun tënd e vodhe, e rrope, e plagose, e gjakose, e qurrose, e shqeve, e dhjeve dhe e ke lënë brekëgrisur në sy të botës.

Mbyll gojen dhe hesht halabak ballkanas se je me fat. Atdheu yt po gulçon prej shekujsh nga dhimbjet që ti dhe raca jote i ke shkaktuar dhe kurrë nuk të shau e të mallkoi. Atdheu, kjo Shqipëri e plakur por e bukur qysh në mëngjes të spërkat me rrezet e një dielli mesdhetar dhe të uron plot dashuri:

-Paç ditën e mbarë biri im!

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga