Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Paraqitjet fantastike të Kombëtares, Sokol Kushta e ka me Edi Rejën: Shiko Sylvinhon se nuk ka ardhur për lekë, dje shtruam rrugën drejt Gjermanisë

Shkruar nga NEWSPORT

 

Sokol Kushta ka reaguar pas fitores 2-0 të Shqipërisë kundër Polonisë. Legjenda e kombëtares kuqezi dhe futbollit shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale, ia faturon një pjesë të madhe të suksesit pikërisht trajnerit Sylvinho.

Ai gjithashtu kujton Edy Rejën, italianin që e gjente gjithmonë problemin te lojtarët dhe jo te vetja. Ish trajneri kuqezi nuk arriti të nxirrte në pah vlerat e vërteta të këtij grupi fantastik dhe për këtë Kushta i mëshon faktit se problemi ishte vetë Reja.

Në fund e mbyll duke thënë se kjo përfaqësuese premton shumë dhe kualifikimi në Europian tashmë është më se i mundur.

Postimi origjinal i Sokol Kushtës:

Ky status qe ne fillimet e trajnerit te ri..Ështe ky ndryshim që solli gjithe keto ndeshje dinjitoze te kombetares.Shumë veta ishin skeptikë te ky ndryshim.Une besova te Silvinjo që ne momentet e para per nje arsye....që ky njeri erdhi si nje punëtorë,si nje qytetarë shqipëtar,si nje njeri që dashuronë vendin ku i dha mundësin te shprehi mundësin e tij prefesionale...une s'dua te flasë per fitoren,por per bazat që ky hodhi tek ekipi ynë...Kur trajneri Rea pensionisti diskutonte per ekipin tonë,thoshte kaq ka mundësi ,ky është temperamenti shqipëtar,ska lojtarë etj......jooooooo zotëri ti ishe i pa aftë të drejtoje këtë kombëtare.. Shqipëria ja që ka mundësi,ja që ka sulmusë,mbrojtësa.mesfushorë, që ti nuk i aktivizoje, ja qëne mundë te lozim me dinjitet,me forcë,me taktikë.ja që jemi altruistë ne lojë...por cfar ndodhi ,,silvinjo tregojë, qe trajneri mundet bej histori kur nuk vin per lekë vetem.unë besoj se kjo eshte kombëtarja me e mirë e gjithe kohërave..pse e them..se asnje herë kombëtarja ska ber 4 ndeshje radhazi dinjitoze.Nje kombëtare mbarë Shqipëtare,qe ka lozë nga min e parë deri ne te 98min..Unë besoj se rruga për ne Gjermani sot është shtruar..dhe ju garantojë që do me shijojë më shumë se Franca,se jemi me pikët tona jo të uefes...urime dhe suksese për ndeshjen me Cekët..

[caption id="attachment_705892" align="alignnone" width="689"]Postimi i Sokol Kushtës Postimi i Sokol Kushtës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga