Edon Zhegrova padiskutim po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij. Lojtari i “dardanëve” me fanelën e Lille në Ligue 1 po bën paraqitje fantastike.
Në 15 ndeshje ka arritur të shënojë 1 gola dhe të dhurojë 4 asiste, duke bërë që 24-vjeçari të kthehet në një pikë kyçe në formacionin e skuadrës franceze. Për formën e mirë të Zhegrivës ka ardhur edhe shpërblimi.
Tashmë 24-vjeçari vlerësohet me 10 milionë euro nga “Transfermarkt”. Vlera e tij në treg tashmë është rritur me 2 milionë euro dhe për kartoni i yllit të Kosovës kushton 10 milionë euro.
Kujtojmë se Zhegrova u bë pjesë e Lille në janar të këtij viti dhe ka kontratë të vlefshme me francezët deri në vitin 2026.
[caption id="attachment_716219" align="alignnone" width="1171"] Transfermarket - Edon Zhegrova[/caption]