Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Presidenti Takaj e paralajmëroi largimin e Latifit, ja çfarë thoshte "numri 1" i klubit pas ndeshjes ndaj Mladës

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Takaj e paralajmëroi largimin e Latifit, ja çfarë

Largimi i Liridon Latifit ishte paralajërmëruar më herët nga vetë presidneti i klubit korçar Arjdan Takaj. Pas ndeshjes ndaj Mlada Boleslav në "Elbasan Arena", kreu i klubit në një intervistë për mediat pohoi largimin e "yllit" të ekipit dhe se pritej vetëm mbyllja e turit europian.

Sa i përket largimeve të Latifit apo afrimeve të sulmuesit Soue, pas takimit me Mladën, Takaj ka thënë saktësisht: "Afrimet janë cilësore, pasi kemi menduar dhe për kampionatin. Latifi? Ai është i ikur direkt pas Europës, nëse kalojmë në fazën e grupeve, ai mund të qëndrojë pasi ndryshon situata".

Si duket, presidenti nuk i ka rezistuar çmimit 1 milionë euro që klubi hungarez mund të derdhë në arkat e korçarëve, duke e lënë lirë lojtarin që para luajtjes së takimit me Dinamo Zagrebin, ndeshje e vlefshme për fazën e "Play-Off"-it në Europa League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga