Skuadra e Kukësit është në gjendje të lirë, mirëpo kjo situatë duket se nuk e ka "ngacmuar" aspak presidentin e nderit. Safet Gjici është mjaft i fokusuar në punën e tij për të fituar sërish Bashkinë e Kukësit. Deri këtu gjithçka duket "Ok".
Por, i çuditshëm është fakti se ai ka udhëtuar drejt Londrës duke takuar shqiptarët që kanë zgjedhur të largohen nga vendi ynë për një jetë më të mirë.
Edhe pse në mënyrë të drejtëpërdrejtë ata nuk preken (për sa kohë janë jashtë vendit) nga mënyra e qeverisjes së politikanëve, kreu i klubit verilindor e gjen mundësinë për t'i bërë të gjitha. A do ta fitojë sërish Kukësin dhe a do të vijojë ekipi kuksian të jetë mes më të mirëve në elitë? Koha do ta tregojë.
"FotoAlbum nga takimet e sotme me Ylli Shehu dhe me emigrantët kuksianë në Londër ku diskutuam për atë çfarë është e do të jetë Kukësi, si dhe për dëshirën e madhe të gjithsecilit për t’u rikthyer në vendlindje e për të investuar në vendin e tyre të zemrës.
Të gjithë bashkë për Kukësin që duam!", shkruhej në postimin e bërë nga Safet Gjici.