
Christian Panuçi, ish-trajneri i Shqipërisë në një intervsitë për mediat italiane ka folur për aventurën e tij te Roma. Në fjalën e tij, ai ka "thumbur" ish shokun e skuadrës, Antonio Cassano, ndërsa ka thurur elozhe për ish-trajnerin e tij. Fabio Capello.
"Më mirë ta lini Cassano të qetë, nuk preferoj të them fjalë për të, do të ishte një fjalimi shumë i gjatë. Capello? Unë isha i mbrojturi i tij. Ai më donte në të gjitha ekipet, dhe më çoi gjithandej, sepse unë isha një person i vërtetë, ai nuk i pëlqente gënjeshtarët. Ai dhe unë kishim gjëra të ndryshme, por gjithmonë shumë besnikë. Me të gjithmonë ka qenë në një marrëdhënie të veçantë, por ai është nga ata persona që nuk të dhuron asgjë", u shpreh Panuçi.