
Ermir Lenjani vijon të befasojë me paraqitjet e tij në kampionatin zvicerian të futbollit. Mesfushori shqiptar ka qenë vendimtar me dy asistet e tij në fitoren e Sionit 0-2 ndaj Lausanne. Ekipi i Sionit falë kësaj fitorje duket më i qetë sa i takon mbijetesës në futbollin Zvicerian.
Paraqitja e jashtëzakonshme ndaj Lausannes ka bërë që Lenjani të futet edhe në formacionin e javës në Zvicër nga "Blick".
Për mesfushorin kjo është java e tretë radhazi që përzgjidhet në formacionin e javës në Zvicër.
28-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola në kampionat dhe ka dhënë pesë asiste duke u treguar shpesh herë protagonist.
Kujtojmë që nga trajneri Christian Panucci, Lenjani nuk është grumbulluar për të qenë pjesë e kuqezinjve.