
Edhe pse me raste të pakta, Coronavirus vijon të jetë e përhapur në Europë. Betis ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se 2 futbollistë janë të infektuar me virus. Kanë qënë analizat mjekësore rutinë që kanë nxjerrë 2 lojtarët si mbartës të virusit.
Ata do izolohen, më mënyrë që të shmangen kontaktet me të tjerë.
"Real Betis bën me dije se 2 lojtarë janë infektuar me Coronavirus, me skuadrën që ndodhet në Zvicër për zhvillimin e fazës përgatitore për sezonin e ri. Këto 2 raste janë mësuar pas analizave rutinë"- shkruan Klubi.
Poll