Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Pandemia s’e pengon, MotoGP ndez motorrët

Shkruar nga NEWSPORT
Pandemia s’e pengon, MotoGP ndez motorrët

Përgatitjet për rifillimin e pjesës së mbetur të sezonit nuk kanë ndaluar kurrë për MOTOGP-në. Shoë duhet të vazhdojë. Planet e Carmelo Ezpeleta, shefit të Dorna, nuk kanë reshtur edhe me pandeminë ku e ktheu dhomën e tij të ndënjës në selinë e Dorna.

“Po punoj më shumë se kurrë. Zyra ime në shtëpi është e hapur nga ora 8 të mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Përpiqem të kem një rutinë ditore me disa ushtrime stërvitore dhe disa xhiro me biçikletë. Pjesën tjetër të ditës e kaloj në telefon me drejtues të skuadrave, pilotë dhe reklamues. Jam në shtëpi me bashkëshorten time, ndërsa dy fëmijët (të cilët edhe ata punojnë në Dorna) kanë vendin e tyre”.

Kur pyetet nëse pandemia ka qenë koha më e vështirë e tij në drejtimin e MotoGP, ai përgjigjet:”Nga këndvështrimin ekonomik kjo është koha më kritike që prej 1991. Por ne mund t’ia dalim. Është ndryshe kur kemi incidente tragjike në pistë. Për mendimin tim këto janë kohët më të vështira sepse si njeri ndihesh I pashpresë. “

Më tej ai foli për një datë të përafërt për rifillim: ”Brenda fundit të kësaj jave ne duhet të marrim miratimin nga qeveria spanjolle për rifillimin e kampionatit me 19 korrik në Jerez. Ne po presim, por kam besim. Këtë javë do të përcaktojmë edhe protokollin sanitar që do t’I prezantojmë Këshillit Sportiv Spanjoll dhe autoritetve të vendeve të ndryshme”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga