Pamje të turpshme vijnë nga futbolli shqiptar teksa në Kosovë, një futbollist ka sulmuar fizikisht arbitrin e ndeshjes. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një ndeshje të Ligës së Tretë të Kosovës ku një lojtar i klubit të Arbanës vrapoi pas gjyqtarit të sfidës duke e goditur me grusht nga pas e duke e ofenduar.
Forcat e policisë ndërhynë menjëherë duke neutralizuar agresorin të cilin e shtrinë përtokë e më pas e prangosën.
Nuk dihen ende shkaqet pse futbollisti veproi kështu, por një ngjarje e tillë kurrësesi nuk ka arsyetim dhe nuk ka vend aspak në sportin më të bukur në botë, futbollin.
̈ : Në Ligën e Tretë të futbollit në Kosovë, futbollisti i klubit Arbanas sulmon gjyqtarin e ndeshjes
Credits: Indeksonline pic.twitter.com/WaLi4gtGuW
— 038Futboll (@JogaFootbal) October 1, 2023