Klubi i Tiranës është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë nën urdhërat e trajnerit Egbo. Bardheblutë janë duke "nxehur" muskujt në mënyrë që të jenë në formë optimale për pjesën e mbetur të sezonit. Tek 24 herë kampionët e vendit në këtë fazë përgatitore nuk janë të fokusuar vetëm tek stërvitja por i kanë lënë kohë edhe argëtimit.
Ashtu si edhe dy skuadrat e tjera Kukësi e Partizani të vendosura po në Antalia, provuan lojën "Paintball" edhe tek bardheblutë nuk e kanë lënë pa e luajtur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti bardheblu Albi Doka ka zbuluar një foto të lojtarëve bardheblu të gjithë të rreshtuar para nisjes së "Paintball".

Poll