Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ish-lojtari i Tiranës padit klubin bardheblu për mosrespektim të kontratës

Shkruar nga NEWSPORT

Ekipi bardheblu është gjendur në  vështirësi, pasi ish-lojtari i klubit, Mirel Çota ka hedhur në gjyq Tiranën, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës për mosrespektimin e kontratës me të.

Padia është ngritur nga Çota, pasi ky i fundit pretendon se nuk i janë dhënë disa rroga dhe se klubi bardheblu nuk ka respektuar kontratën me këtë të fundit. Sipas tij, vlera e papaguar shkon në shifrën e 20 milionë lekëve të vjetra

Sulmuesi 28-vjeçar nga Librazhdi ka qenë pjesë e Tiranës për dy sezone, 2013-2015, duke shënuar 6 gola në 44 ndeshje që ka luajtur me kryeqytetasit në kampionat.

 

[caption id="attachment_60910" align="aligncenter" width="960"]cota Ish-lojtari i Tiranës, Mirel Çota[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu