
UEFA nuk do të nis asnjë hetim ndaj Inter-it për çështjen e Luka Modriç pas ankesës zyrtare të Real Madrid. Në këtë mënyrë zikaltërit ia kanë hedhur paq në këtë debat që lindi me spanjollët, pas akuzave nga këta të fundit se Inter po ushtronte presion dhe po përhapte lajme të rreme në lidhje me transferimin e kroatit.
Modriç ishte një nga "telenovelat" e kësaj merkatoje, me zikaltërit që e kërkuan me ngulm 32-vjeçarin. Vetë lojtari mohoi të ketë pasur kontakte në mënyrë aq intensive sa trumbetohej në media, me Realin që paralajmëroi më pas skuadrën italiane që të mos e tepronte me aludimet.
Poll