Qatip Osmani mund të shihet si “sekreti” i suksesit aktual të Vllaznisë. Trajneri i shkodranëve e mori Vllazninë në javën e 11-të të Superiores, kur po kalonin momentin më kritik. Gjithçka ndryshoi me kalimin e ndeshjeve.
Kjo pasi Vllaznia me Osmanin trajner në 15 javë të luajtura, ka grumbullar më shumë pikë se çdo ekip tjetër. Pasardhësi i tij Migen Memelli ia la Vllazninë në vendin e 7, me po aq pikë sa vendi i parafundit.
Kuqeblutë ia dolën sot të marrin vendin e dytë, pas fitores 0 me 1 ndaj Dinamos. Dhe vetëm 6 pikë e ndajnë nga Egnatia kryesuese, që më parë kishte krijuar diferencë të frikshme.
Pikët e grumbulluara nga skuadrat e Superiores, që pasi Qatip Osmani mori drejtimin e Vllaznisë.
- Vllaznia 31 pikë
 - Egnatia 29 pikë
 - Dinamo 27 pikë
 - Tirana 21 pikë
 - Skënderbeu 21 pikë
 - Partizani 19 pikë
 - Laçi 16 pikë
 - Erzeni 14 pikë
 - Teuta 13 pikë
 - Kukësi 6 pikë
 
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       