Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Në Dortmund do të jemi një ‘ortek’, tifozët janë lojtari i 12-të”, rrëfehet Edi Rama: Për herë të parë nuk do të bëj tifo për Italinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Në Dortmund do të jemi një ‘ortek’,
Edi Rama krah Armand Dukës duke ndjekur një ndeshje të Kombëtares

Dortmundi do të presë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të veçanta të Euro 2024. Italia dhe Shqipëria do të përplasin “brirët” në “Signal Iduna Park” në orën 21:00. Mbështetja nuk do të mungojë për kuqezinjtë, ku shumë tifozë, mes tyre edhe politikanë dhe krerët e shtetit do të jenë në stadium për të brohoritur për “djemtë” tanë.

Kështu Edi Rama do të jetë në Dortmund, ndërsa kryeministri është rrëfyer para këtij dueli për mediat italiane. Siç dihet Rama është një tifoz i “flaktë” i Juventusit dhe Italisë, por do të jetë hera e parë që nuk do të bëjë tifo për “axurrët’, ndërsa i uron kombëtares tonë fitoren.

Për “Tuttosport” gjithashtu kryeministri ka theksuar se në Dortmund do të jetë një ‘ortek’ kuqezi dhe pikërisht tifozët do të jenë “arma” plus e Slvinhos përballë italianëve. Ndër të tjera ka nënvizuar se te Shqipëria do të donte të ishte Donnarumma.

"Itali-Shqipëri vlen këtë herë për Kampionatin Europian. Çfarë efekti ka te ju? E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje ne Kampionatin Europian. Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore. E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spaletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim.

Çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon ndeshja? Duhet t’i frikësoheni supremacisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë. Jemi një skuadër që nuk kemi se çfarë të humbim. Mund të përfundojë në çdo rast, por duke qenë se Italia nuk shkëlqen kurrë në fillimin e një turneu, mund të shpresoj në një barazim.

Cili lojtar i kombëtares italiane do dëshiroje t’i bashkohej ekipit shqiptar? Donaruma, pa asnjë dyshim.

A do të shkoni në stadium, apo do ta ndiqni në televizor? Sigurisht që do të shkoj në stadium.

Keni ndonjë ritual të veçantë kur shikoni ndeshjet e Shqipërisë? Jo.

Cila ndeshje ju emocionoi më shumë nga ato të Kombëtares? Kjo është Kombëtarja shqiptare me lojën më të mirë që mbaj mend. Grupi u kualifikua duke bërë gjithmonë futboll të mirë dhe nganjëherë, një lojë emocionuese.

Atmosfera në Tiranë? Nuk është Tirana që mezi po pret me padurim këtë Europian. Në këtë Kombëtare bashkohen me Shqipërinë edhe populli i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët në të gjitha pjesët e botës. Lojtari jonë i dymbëdhjetë përbëhet nga 10 milionë zemra dhe në Dortmund do të jetë një ortek kuq e zi.

Cilin lojtar të Kombëtares shqiptare do të rekomandonit për në Torino? Mario Mitaj, një mbrojtës krahu 20-vjeçarë me një këmbë të majtë të mirë.

A është më e lehtë për Juventusin të kthehet të fitojë kampionatin këtë vit, apo që Shqipëria të mundi Italinë? Kjo pyetje më bën të buzëqesh… Në këtë pikë do të thosha se është më e vështirë për Juventusin të fitojë kampionatin se sa që Italia t’ia lejojë vetes të mposhtet nga Shqipëria”, ka theksuar Edi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga