
Nga Mirel Josa
E prisja një fitore të Skënderbeut. Ishte një sukses më se i merituar. AShti sin ë ndeshjen e parë edhe në këtë në Elbasan, skuadra në pjesën e dytë tregoi freski fizike dhe karakter në lojë. Edhe zëvendësimet e trajnerit u bënë në momentin e duhur. Për sa u përket emrave të veçantë nuk mund të veçoj ndonjë lojtar, pasi jam një trajner që i kam drejtuar ata. Kjo është e para, por dhe fakti tjetër që të gjithë futbollistët, kush më pak e kush më shumë, kontribuan në paraqitjen pozitive gjatë 120 minutave.
Pjesa e parë – Skënderbeu nuk e nisi mirë lojën. Ekipet patën një moment njohje mes tyre për sa i përket vendosjes në fushë. Mlada nuk e nisi me të njëjtën vendosje në fushë si në Çeki. Ata e nisën me tre sulmues dhe na goditën nga krahët. Për sa i përket sulmit, Skënderbeu nuk bëri mirë, qoftë mme Gavazajn në njërin krah ashtu edhe me Latifin në krahun tjetër. Xhejms mbeti disi i vemtuar.
Pjesa e dytë – Pavarësisht golit që pësoi në pjesën e parë, Skënderbeu e nisi pjesën e dytë me shumë inisiativë dhe bëri ndryshime. Nimaga gjatë të gjithë lojës ndryshoi tre pozicione duke bërë edhe sulmuesin e parë dhe u tërhoq Xhejms. Me kalimin e minutave, futja në lojë e Muzakës dhe e Shkodrës bëri që skuadra të kishte më shumë organizim në lojë. Krahët punuan shumë mirë, sidomos i majti me MIcin që fitoi dhe penalltinë. Në këtë pjesë, Latifi kaloi në krahun e djathtë dhe Gavazaj në krahun e majtë dhe kjo pati efikasitet. Dhe Skënderbeu luajti shumë mirë në krahun e majtë dhe në të djathin gjithashtu me Latifin. Vangjeli u mor më shumë me aspektin mbrojtës duke korrigjuar shumë gjëra nga pjesa e parë në të dytën. Në fraksionin e dytë ishte më lart përsa u përket veprimeve mbrojtëse.
Koha shtesë – Në këtë pjesë, Skënderbeu kishte standard dy qendrat e mbrojtjes, të cilët ishin shumë të kujdesshëm. Gjithashtu edhe Shehi ishte në një ditë shumë të mirë.
Zëvendësimet – Futja e Plakut, Shkodrës dhe Muzakës i dhanë prioritet sulmues lojës së Skënderbeut. Futja e Plakut në qëndër të sulmit si një lojtar tipik për atë pozicion dhe me zhvendosjen e Nigamës pak më majtas, u ndie efekti në lojë. Gjithashtu largimi i Osmanit dhe futja e Shkodrës si sulmues i dytë ishte një zgjedhje e mirë. Ndërsa Nimaga ndërroi tre pozicione gjatë lojës dhe të tria i bëri shumë mirë.
Penalltitë – Gjuajtjet e penalltive ishin perfekte nga Skënderbeu, përderisa shënuan të gjithë ata që goditën. Rezultoi një zgjedhje shumë e mirë edhe ajo e stafit me lojtarët që goditën si edhe me ekzekutuesin e parë që ishte Shehi. Në të tilla raste merret parasysh gjëndja psikologjike e çdo lojtari dhe përzgjedhja ishte perfekte.
(Analiza e Mirel Josës në Panorama Sport për kualifikimin e Skënderbeut)