Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ Pritët Cungun 2 vite e nuk prisni Gjokën 2 ditë

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Pritët Cungun 2 vite e nuk prisni Gjokën 2 ditë

Nga Ergys Kavaja

Era e ndryshimeve tek Vllaznia , duket se nuk është kapërdirë nga vetë ato që sulmonin orë e çast trajnerin Armando Cungu, herë për forcë zakoni e herë me të drejtë. Flas këtu për ish-trajnerë, ish- sportistë, gazetarë dhe tifozë të cilët në çdo humbje, ishin kritizierët e parë të timonierit të Vllaznisë.

E megjithatë zëvendesimi i tij brenda pak orësh me një tjetër drejtues, çështë e vërtata, trajner kalibri duket se ka zënë në befasi këto të fundit, të cilët donin pse jo dhe të aludonin për ndonjë trajner apo te hidhnin zaret për të provuar fatin.

Diçka e tillë nuk ndodhi, kontrata me Cungun u zgjidh dhe me një levizje blic u shfaq në fushë i buzeqeshur dhe optimist trajneri i ri, Ernest Gjoka. Kaq mjaftoi që në Shkodër ai që shigjetohej si humbës të shndërrohej në hero të vetmuar. Ashtu siç në çdo klub drejtuesit ndërrohen dhe nëse kjo vjen si mungesë e rezultateve hapësira për diskutim ngushtohet ndjeshëm.

Dy vite më parë, të gjithë duartrokitëm Cungun, ku hoqi kostumin, dhe iu përvesh punës me tutat sportive për të shpëtuar Vllazninë nga rënia nga kategoria. Asaj lufte i mbijetoi, por duke i dhuruar Shkodrës emocione që askush nuk donte, në ndeshjen e fundit, në një pikë diferencë, përballë një kundërshtari aspak të lehtë. Gjatë gjithë sezonit të kaluar, justifikimet nuk kishin të ndalur, mungesë organizimi nga Bashkia e Shkodrës, mungesë buxheti, apo edhe mungesë profesionalizmi tek lojtarët, të cilët ashtu siç i priti vetë duke vendosur veton në disa prej futbollistëve të merkatos, i përcolli po vetë, për debate deri diku edhe banale.

Megjithatë, nesë për një vit më parë, askush nuk ia la përgjegjësinë Cungut, ky fillim sezoni ishte percaktuaes. Vetë Cungu mori, në skuadër disa prej lojtarëve më me emër, si Edon Hasani i cili do të shpallej kampion me ekipin e Kukësit, shkodranin qe për disa vite mbrojti ngjyrat bardheblu, Gilman Lika, mesfushorin e talentuar Erjon Vucaj, Orelesi që la shenjë në kampionatin shqiptar me aktivizimin tek ekipi i Skëndërbeut. I mori vetë për ti vendosur në fushën e lojës këto emra të cilët në harmonizim me pjesën tjetër të ekipit, lojtarë të talentuar dhe cilësorë do të bënin që Vllaznia të mos ishte për mbijetesë. Por në sport, rezultatet janë ato që bëjnë diferëncën, një humbje që në nisje të sezonit, një fitore në Lushnjë, dhe rezultatet e tjera të gjitha zhgenjese, dërguan Vllazninë në fundin e tabelës së klasifikimit, më keq se kur e mori edhe vetë Armando Cungu.

Pas të gjithë kritikave, që vetë Cungu lëshoi ndaj të gjithëve, të gjithë e duruan, deri kur palët në një marreveshje mes palësh, ranë dakord që kjo marreveshje të kishte edhe fundin e saj, siç është bërë zakon të thuhet dhe aprovohet "më mirë një fund me dhimbje, se një dhimbje pa fund". E nga ana tjetër, Armando Cungu nuk humbi rast per tu viktimizuar e ashtu si në çdo dalje të tij publike gjatë drejtimit të Vllaznisë, edhe pas largimit, sërisht asnjë faj nuk ishte i tij.

Por nëse, Cungun e duruam për dy vite, trajneri i ri Vllaznisë Ernest Gjoka është vendosur në qëndër të kritikave që kur mbërriti në Shkodër. Edhe pse vjen me stofin e trajnerit kampion të Superligës, Gjoka u paragjykua që kur shkeli para Bashkisë së Shkodrës. Po paragjykohet që në ndeshjen e parë, edhe pse humbi përballë Partizanit të milionave në merkato, dhe një Vllaznia që nuk e ka krijuar vetë, por që po beson tek ato futbollistë që paraardhësi i tij i la në stolin e rezervave për kapriço boshe, ndërkohe që ky grup lojtarësh, së bashku me trajnerin e ri tashmë kanë nevojë për pak kohe që të rikthejnë Vllazninë, sepse lojtarët janë, por drejtimi që kishte humbur, duhet të rikthehet në rrugën e duhur, tek profesionalizmi që Gjoka duket se e ka në gen...

 

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga