Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ Për 1 kilogramë më shumë...

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Për 1 kilogramë më shumë...

Nga Elert Yzeiri

Për 1 kilogramë më shumë Briken Calja mund të kishte marrë medaljen e bronztë dje, që do të ishte e para për Shqipërinë e që padyshim është ëndërr për breza e breza të të tërë sportistësh, ndoshta edhe më të mirë se Brikeni.

Për 1 kilogramë më shumë Briken Calja mund të kishte vendosur edhe një rekord olimpik (edhe pse ndoshta të përkohshëm) e do të kishte hyrë në histori, si sportist rekordmen.

Për 1 kilogramë më shumë, sa qindra mijëra shqiptarë do të ndiheshin krenarë sot, e rrjetet sociale do të ishin thyer nga postime patetike, ndërsa këto orë gjen tek-tuk ndonjë që është kursyer shumë.

Për 1 kilogramë më shumë pastaj do të na ziheshin shtetarët prej shpatullash kush ta përqafonte më shumë e kush të bënte foton i pari.

Për atë 1 kilogramë më shumë Brikeni dhe të gjithë Brikenët e tjerë kanë nevojë për një trajtim dhe përkushtim më të madh sepse të bëhesh kampion nuk duhen vetëm rroga e trajtim ushqimor.

Për 1 kilogramë më shumë Brikeni dhe Brikenët e tjerë kanë nevojë për trajnerë profesionistë sepse në Tokio, Paris apo diku tjetër nuk shkohet për turizëm.

Për 1 kilogramë më shumë ngelemi gjithnjë sepse mungon meritokracia dhe strategjitë e zhvillimit. Sepse nuk kemi profesionistë që të përzgjedhin, drejtojnë dhe rrisim kampionë. Talentet si Brikeni nuk na mungojnë.

Për 1 kilogramë më shumë apo 1 kilogramë më pak, ajo peshë do të ishte sërish mbi shpatullat e Briken Caljës, siç ndodhi dhe në mbrëmjen e djeshme. Ai me shumë përulësi e ngriti lart atë, duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë.

Urime Briken Calja, ti je kampioni ynë!

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga