Tuesday, March 28, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home OPINION

OPINION/ Partizani, Ledio Pano dhe puthadorët e presidentit

27.07
in OPINION
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
OPINION/ Partizani, Ledio Pano dhe puthadorët e presidentit
Share on FacebookShare on Twitter

Nga XHEVDET ZEKAJ
Natyrisht që Partizani aktual është një klub privat, nuk ka lidhje me atë të kohës së Panos, të madhit dhe të të birit; të Bejkush Birçes, Agim Muratit, Perlat Mustës, Refik Resmes, Safet Berishës, Miço Papadhopullit, Lefter Millos, Kastriot Hysit, Muç Fagut, Ilir Lames, Kolec Krajës, Rragamëve, Bizit, Haxhiut e shumë të tjerë. Ky është Partizani i biznesit, i cili e ka paguar shtrenjtë fanellën që mban dhe duhet falënderuar presidenti Demi që nuk e lejoi të shkrihej edhe skuadra si kompleksi sportiv.

Gaz Demi meriton fjalët më të mira, sepse e mori legjendën në kategoritë e dyta e të treta dhe e ktheu në elitë. Fakti është se Partizani ka fituar vetëm një titull pas ndërrimit të presidencës nga Xhani te Demi, edhe pse janë harxhuar miliona. Largimi i Ledio Panos nga posti i trajnerit të 17-vjeçarëve të Partizanit na duket krejtësisht i pajustifikuar në planin profesional. Kushdo që e njeh Ledion si ish-futbollist e di mirë se çfarë mund të transferojë ai te brezi i ri, duke i stërvitur. Duke qenë djali i të madhit Pano, shpeshherë edhe është eklipsuar nga babai i tij, sepse Panajoti ka qenë “mbreti” i niveleve të larta. Nuk po themi rekordin, se nuk ka asnjë penallti të humbur gjatë karrierës, por as ndeshjet dinjitoze dhe futbollin e treguar me fanellën e kuqe.

Askush nuk mund t’i harrojë goditjet e tij “vdekjeprurëse” nga distanca, por mbi të gjitha personalitetin e tij. Në fushat e blerta ka qenë përherë i ndershëm, futbollist pa kompromis, pa marrë kartonë, me një diapazon të gjerë teknik për topin e gjatë dhe të shkurtër, për lojën në mur dhe pasimin e saktë. Mbi të gjitha duhet evidentuar Ledio Pano si qytetar model, që rrallëherë i gjen te futbollistët vlerat njerëzore si të tijat. Ai është profesionist i vërtetë në punën e vet. Çdo punë e bën seriozisht, nuk e merr për të përfituar. Nëse ka një trajner moshash në Shqipëri që nuk përgojohet se merr lekë nga prindërit, që nuk kompromentohet është Ledio Panajot Pano.

Nëse ka një person që nuk ka krijuar një sherr të vetëm me tifozët, me prindërit, me drejtuesit, me kundërshtarët, ky është Ledio Pano. Atëherë, çfarë ndodh me Partizanin e madh? Natyrisht, asgjë. Po shkon në hullinë e vet, si një klub privat, falë vizionit të Gaz Demit dhe Olsi Ramës. Ama, gjithmonë janë një shpurë njerëzish pranë tyre, zhurmues dhe llafazanë, që e njollosin emrin e madh të këtij klubi. T’i dëgjosh në tribuna stadiumesh se si bërtasin e ulërasin, se si sillen, e kupton menjëherë se Partizani në sensin funksional të klubit është kakofoni, zhurmë. Këta njerëz kanë vetëm një meritë: dinë të shitren e servilosen, t’iu ngjiten drejtuesve të lartë si ai… pas këpucës.

Gjithçka e kanë për fitime personale, për të hequr trajnerë, për të sjellë lojtarë e bërë menaxherin e tyre. Ata dërgojnë informacione të sajuara e të gabuara te drejtuesit, i bëjnë fresk “mbretit” gjithë kohën dhe i lëpihen. Nuk është rasti i parë që Partizani largon njerëz, që e duan ndryshe Partizanin. Kujtoni Skënder Gegën, e larguar menjëherë pas titullit kampion, që mungonte te “demat e kuq” për më shumë se dy dekada. Kësi njerëzisht me personalitet dhe profesionistë të pakompromentueshëm nuk po ngjisin te Partizani, sepse e keqja është me rrënjë më të thella. Ata e duan Partizanin me punë dhe rezultate, lëpirësit e drejtuesve e duan me servilizma. I tillë është edhe rasti i Ledio Panos.

Edhe te moshat e Partizanit përflitet për trajnerë e drejtues që marrin para, ndryshe nuk shpjegohet dot fakti se në dhjetë vitet e fundit akademia e kuqe ka nxjerrë vetëm një futbollist, Jurgen Bardhin. Edhe atë e morën nga moshat e fushë-krujasve, pasi kishte spikatur atje. Duke bërë një përqasje të tillë, e kupton menjëherë pse personalitete si Ledio Pano nuk mund të mbijetojnë në një mjedis të tillë të infektuar tërësisht.

Ne jemi për më të mirën e klubeve, por na vjen keq që një ish-futbollist si Pano, që e do me shpirt Partizanin, të flaket në këtë mënyrë. Po flasim për një qytetar model, profesionist të spikatur si trajner moshash, ndaj ndiejmë dhimbje për të tilla vendime. Është koha që Partizani të rishikojë raportet me ata që e rrethojnë. Mjafton të kujtojmë se ka qenë një drejtor aty, që erdhi dhe iku nja tre-katër herë. Shiti lojtarë që i solli vetë, dështoi dhe iku. Ai përsëri mbahet afër, dëgjohet, pyetet për merkaton, ndërsa një ikonë si Ledio Pano flaket në mënyrën më të keqe të mundshme.

Një klub si Partizani duhet të vjelë edhe mendimin e tifozëve për drejtuesit dhe trajnerët e vet. Zgjedhja e tyre duhet bërë në bazë të punës, po e po, në bazë të rezultateve, po e po, në bazë të nxjerrjes së futbollistëve të talentuar, po e po; por mbi të gjitha nisur nga imazhi që ka në publik, te familja e madhe e kuqe. Nuk po themi që Ledio duhet të qëndrojë medoemos ngaqë është djali i Panajotit. Jo, madje kjo lidhje e ka përndjekur herë pas here, por sepse është një nga specialistët më të mirë në vend për futbollin e moshave, qytetar model, me disa gjuhë të huaja, që të ngjall respekt kur flet e komandon.  

Po, Partizani është biznes privat dhe presidenca bën zgjedhjet e veta. Ama, një klub si Partizani ka nevojë edhe për imazh, për ikonat e veta, ndryshe le ta vlerësojmë e gjykojmë pa historinë e traditën e vet të madhe. Ledio, Perlat Musta, Ilir Lame, Sokol Kushta, Rragamët e të tjerë i bëjnë nder këtij klubi, bashkë me ata që përmendëm më lart. Ne i urojmë fat Partizanit, fat të mbarë në sezonin e ri dhe sa më shpejt në shtëpinë e tij, në kompleksin e ri. Mundësisht, të kolaudojë edhe vizionin; larg servilave, llafazanëve, zhurmuesve, spiunëve, intigave në kurriz të njerëzve të aftë e të ndershëm.

Previous Post

Akuza të reja nga Spanja, Neymar rrezikon burgun

Next Post

Mourinho e njeh mirë, portugezi do lojtarin e United

Të Lidhura

OPINION/ 570 ndeshje futbolli në javë, shteti Zeron futbollin për financime qokash!
KRYESORE

OPINION/ 570 ndeshje futbolli në javë, shteti Zeron futbollin për financime qokash!

17.02
OPINION/ Me yjet, për yjet, në Shkodrën e yjeve…
OPINION

OPINION/ Me yjet, për yjet, në Shkodrën e yjeve…

28.12
Të shohësh Angli-Francë në Ersekë
KRYESORE

Të shohësh Angli-Francë në Ersekë

11.12
OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…
KRYESORE

OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…

21.08
Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin
OPINION

Opinion/ Finalen e 25 majit e solli Duka në Tiranë, kurse Rama… autobusin

24.05
Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!
KRYESORE

Përtej Armand Dukës, penalizimi “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

22.03
OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!
OPINION

OPINION/ Erdha, pashë dhe fitova!

16.03
EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës… Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori
KOMBETARJA

EDITORIAL/ Lotët e Armando Brojës… Kampion ngrije kokën, së shpejti mister Reja do iu shijojë nga televizori

15.11
Load More
Next Post
Mourinho e njeh mirë, portugezi do lojtarin e United

Mourinho e njeh mirë, portugezi do lojtarin e United











Të Fundit

Trajneri i Polonisë pas fitores: E merituam fitoren, tani çdo gjë do të bëhet më mirë

Trajneri i Polonisë pas fitores: E merituam fitoren, tani çdo gjë do të bëhet më mirë

28.03
FOTO/ Marash KUMBULLA reagon pas humbjes: Donim rezultat tjetër, por shpirti i skuadrës është i duhuri

FOTO/ Marash KUMBULLA reagon pas humbjes: Donim rezultat tjetër, por shpirti i skuadrës është i duhuri

27.03
Lewandowski vlerëson kurajon e lojtarëve kuqezi: Ishte shumë e vështirë të luanim ndaj mbrojtjes shqiptare sot

Lewandowski vlerëson kurajon e lojtarëve kuqezi: Ishte shumë e vështirë të luanim ndaj mbrojtjes shqiptare sot

27.03
“Nuk kuptoj nga futbolli”, Edi RAMA jep verdiktin pas humbjes: Shqipëri dinjitoze, përgëzime kuqezinj

“Nuk kuptoj nga futbolli”, Edi RAMA jep verdiktin pas humbjes: Shqipëri dinjitoze, përgëzime kuqezinj

27.03
Trajneri kampion i Superiores vlerëson kombëtaren: Nuk e meritonim humbjen sot, kjo skuadër ka të ardhme

Trajneri kampion i Superiores vlerëson kombëtaren: Nuk e meritonim humbjen sot, kjo skuadër ka të ardhme

27.03
“Rezultati i duhur ishte barazimi”, Sylvinho: Zemra dhe shpirti ishin në fushë, skuadra m’u përgjigj

“Rezultati i duhur ishte barazimi”, Sylvinho: Zemra dhe shpirti ishin në fushë, skuadra m’u përgjigj

27.03
Shkëlqeu me Poloninë, Mihaj: E kam ëndërr të jem kapiten, na mundën me fat

Shkëlqeu me Poloninë, Mihaj: E kam ëndërr të jem kapiten, na mundën me fat

27.03
Hysaj mbetet në klasë, Gjasula dhe Mihaj më të mirët e Kombëtares (NOTAT)

Hysaj mbetet në klasë, Gjasula dhe Mihaj më të mirët e Kombëtares (NOTAT)

27.03

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In