Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ Nga ta dije ti Ernest Gjoka…

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Nga ta dije ti Ernest Gjoka…

Nga Fatmir Mëneri

Nga ta dije ti të enjten mbrëma kur – pasi vijoje të pranoje “ngushëllimet” për eliminimin nga Liga e Kampionëve një ditë më parë, bash të pafat – ngazëlleheshe si një fëmijë për lojën, golat e kualifikimin e korçarëve, më thoje në tavolinë, “Po pres të hënën të takoj presidentin Gjici, për të biseduar për vijimin e punës”, ndërkohë që njëshi kish filluar e madje përparuar në marrëveshjen me trajnerin tjetër. Dhe jo vetëm një syresh? E megjithatë, edhe me atë pak eksperiencë që ke patur në marrëdhënie me klube e presidentë, duhet ta dije! Nga ta dije ti se, në futbollin tonë, madje edhe në atë të përfaqësimit kombëtar, shefat gërricen e bezdisen kur dëgjojnë ndonjë fjalë të mirë për trajnerin e vet. Natyrisht kur arrihet suksesi, siç ishte titulli kampion në rastin tënd. Plasin nga zilia, nëse “kandari” i meritës fillon e anon nga ti si drejtues teknik e i duket vetja se janë në… rresht të dytë.

Dhe “torta” është larg! Kjo konsiderohet gjëmë: shefi vetë, por dhe gjithë lakejtë e përjargur që e rrethojnë, turfullojnë e të vënë në shënjestër më keq se në tabelat e zboreve të qoftëlargkohës! E megjithatë, edhe me atë pak eksperiencë që ke patur në marrëdhënie me klube e presidentë, duhet ta dije! Nga ta dije ti se, në futbollin tonë nuk ka asnjë vlerë nëse e fillon dhe e mbaron kampionatin pa humbje (të gjithë biem dakord se ajo e Kukësit në Gjirokastër javën e fundit nuk duhet llogaritur si e tillë).

Edhe nëse guxon ta përmendësh këtë fakt, ti ke “harruar” se ndeshjet i ka fituar ai… i madhi. Se, ai të ka sjellë arbitrin që të lë të fitosh. Se ai ka qëndruar në anësore e ka ngritur flamurin për ofsajt në çdo aksion të kundërshtarit. Se ai madje, ka shënuar më shumë se gjysmat e golave që ka shënuar skuadra e goleadori yt, më i miri i kampionatit.

E megjithatë, edhe me atë pak eksperiencë që ke patur në marrëdhënie me klube e presidentë, duhet ta dije! Nga ta dije ti, që në përfundim të ndeshjes me Sherifin, kur po shkoje drejt tifozëve jo të shumtë të Kukësit, sëbashku me futbollistët, për të ndarë me ta dhembjen për ëndrrën e shprishur të kompeticionit më të rëndësishëm europian, në fakt po u jepje lamtumirën atyre. Nga ta dije se, të hysh në zemrën e një qyteti (dhe ti ke hyrë tashmë), mund të kishte koston e daljes nga ajo e presidentit? E megjithatë, edhe me atë pak eksperiencë që ke patur në marrëdhënie me klube e president, duhet ta dije! Vuaje, pra! Marrë nga "VIP SPORT"

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga