Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

OPINION/ A mund të quhet futboll i vërtetë ky që luhet sot në Shqipëri?

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ A mund të quhet futboll i vërtetë ky që luhet sot

Unë e quaj kampionati amator i futbollit shqiptar dhe kurrë Superligë, pse? Sepse nuk ka ligën e saj, nuk ka sponsorin e saj, si në asnjë kampionat tjetër në Europë. Atëherë vazhdojmë:

1 - Mund ta quaj deri diku ekipin më profesionist Skënderbeun, por dhe ky ekip i ardhur nga lidhjet e forta me politikë në pushtet para disa viteve, por është pothuajse ekipi profesionist në shumë drejtime që drejtohet jo më nga politika e dikurshme, por nga vetë presidenti Takaj.

2 - Kukësi drejtohet nga "president" Gjici që ka lidhje 100 % me politikë në pushtet sot, pra komplet AMATORIZËM.

3 - Partizani dhe Flamurtari drejtohen nga i njëjti, politika në pushtet, të dy drejtuesat e këtyre ekipeve janë "fake",  pra komplet AMATORIZËM.

4 - Luftëtari ekip që drejtohet nga bashki = politikë që është drejt shkrirjes së politika nuk është më në pushtet, pra komplet AMATORIZËM.

5- Vllaznia drejtohet nga bashki = politikë, pra komplet AMATORIZËM.

6- Teuta, ekip që drejtohet nga "president" Hasanbelliu, gjejeni vet nga vjen ky... përsëri komplet AMATORIZËM.

7- Laçi drejtohet nga "president" Laska, gjejeni vetë dhe këtë nga vjen... pra komplet AMATORIZËM.

8- Dhe në fund dy ekipet të ardhura nga Kategoria e Parë.

Kamza dhe Lushnja, dy ekipet që drejtohen nga bashki=politikë, komplet AMATORIZËM. Hajde futbolli që kemi hajde. Atëherë si mund të quhet ky kampionati i futbollit me emrin "Superligë", siç quhet sot për sot, KURRË.

Futbolli ynë duhet të ndryshojë urgjentisht në të gjitha drejtimet nga çfarë thashë unë më sipër që të quhet vërtetë SUPERLIGË, përndryshe t'i vendoset emri, kampionati AMATOR i futbollit shqiptar. S'po zgjatem më sepse kam shumë për të thënë që ta vërtetoj këtë çfarë thas në shkrimin tim, por besoj se janë të mjaftueshme. Suksese në të ardhmen nëse ndryshon, kaq kisha!

NGA BARDH MAÇI

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga