Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Opinion/ 'Kjo nuk është lojë, grushtet nuk tregojnë trimëri'

Shkruar nga NEWSPORT

Opinion/ Ilir Hoxholli

E di që ky shkrim nuk do të kuptohet nga shumë ultras që ndjekin skuadrat e tyre, e di sepse mosha e re, trandy i dikurshëm në perëndim, filmat dhe sot trandy i vendeve të lindjes ju ka çfokusuar nga qëllimi për çfarë ndiqet një ndeshje.

Por as unë nuk mund ta kuptoj se si u arrit të prishet një traditë e mrekullueshme aq më tepër mes dy qyteteve me tradita si në futboll por edhe më gjerë.

Dy qytete që e lindën futbollin në Shqipëri, Derbi krenarisë, dy qytete që jepnin e merrni krushqi me njëri tjetrin, dy qytete qe kanë respektuar të huajin ( jabanxhiun ), dy qytete që mendonin njëlloj, djepe të demokracisë, kanë aq shumë të përbashkëta sa akoma nuk mund t'i besoj gjërat që po ndodhin sot.

[caption id="attachment_98269" align="alignleft" width="300"] Ilir Hoxholli[/caption]

I kuptoj edhe lëvizjet demografike, zhvillimet brenda çdo qyteti, por traditat janë më shumë se kaq, ato janë historia. Ku janë duartrokitjet që i bënin shkodranët të veçantë edhe kur humbisnin, duartrokitnin skuadrën kundërshtare?

Ku është tifozëria më e bukur e kampionatit, që të gjithë duan ta imitojnë? Nëse disa syresh e kuptojnë ndryshe, kjo nuk është traditë e dy qyteteve. Nëse në gjaknxehtësi dikush nga ju do të vdiste do ta kuptonit që kjo nuk është lojë.

Çfarë do t'i thoni Zotit? Ndeshja luhet në fushë, në parket, ata janë protagonistët e vërtetë. E di që në këto momente nuk do më dëgjoni, e di që jeni të mërzitur me njëri tjetrin, e di që kërkoni t'u merrni hakun ngjarjeve, por për hir të Zotit gjeni forcë e uluni me njëri tjetrin. Bëni paqe se dy qytetet kanë shenja dalluese bujarinë, qytetarinë, kulturën.

Mos lejoni t'jua shkatërrojnë bukurinë dhe shpirtin krijues që keni, mos lejoni që të garoni në sherre por garoni në koreografi, në korret tuaja të mrekullueshme. Jam tifoz i Tironës por sot jam tironc dhe shkodran, jam shqiptar që ju dua ju që duartrokitni kundërshtarin dhe ju që jeni ajka e tifozërisë.

Uluni mes jush, bëni një paqe si burrat, sepse burrat falin, e unë jam i bindur se juve nuk ju mungojnë mirësitë. Unë nuk jam askushi për t'ju ulur, jam një njeri i thjeshtë që besoj në Zot, besoj në paqe dhe mes jush ka shumë që besojnë si unë.

Lojtarët kanë nevojë për ju, sporti pa ju nuk ka jetë, qyteti pa ju ndjehet bosh, por dy qytetet kanë shumë për tu mburrur me traditat dhe bashkëpunimin mes tyre, e këto episode duhet të harrohen sa më parë. E di që mbase nuk është momenti për t'ju shkruar, por më mirë se të heshtja zgjodha fjalën, mbase nuk i dihet, janë fjalë që më dalin nga zemra me shpresën se do depërtojnë në zemra, gjeni guximin të falni njëri tjetrin, nuk janë grushtet, gurët që tregojnë trimëri, por falja është ajo që të bën të lartë, si njerëz të dy qyteteve ku futbolli filloi të shkruaji historinë...

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga