Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Opinion/ Iuliano “dru” apo Moxhi bastexhi?

Shkruar nga NEWSPORT
Opinion/ Iuliano “dru” apo Moxhi bastexhi?

Nga Erald Tanushi

Partizani e ka nisur këtë sezon të Superligës në mënyrën më të keqe të mundshme. Dy humbje dhe një barazim pa gola kanë filluar të trembin jo vetëm klubin e kuq, por edhe tifozerinë.

Ajo që tremb edhe më shumë është qetësia e trajnerit Mark Iuliano i cili duket se nuk jeton me realitetin dhe është gjatë gjithë kohës “dru” ose e di se ç’po ndodh dhe i ka dalë situata nga duart.

Është e pabesueshme të shohësh një trajner me një buzëqeshje të frikshme në konferencat për shtyp edhe pse deri më tani ka dështuar që në start.

Një tjetër element që ka ndikuar jo pak në atmosferën dhe harmoninë në skuadër është edhe Luçiano Moggi.

I përjashtuar përjetësisht nga futbolli në Itali, ai vjen si një këshilltar i devotshëm për klubin e kuq. Por, që pa nisur ende kampionati, plakushi mashtrues që fundosi dikur Juventusin, fut “xixat” në klub duke krijuar një krisje mes portierit dhe klubit.

Të gjithë e dimë se si rodhën ngjarjet më pas dhe Hoxha u detyrua të “flakë” shiritin e kapitenit, e me bindje e them se kjo ishte në shenjë proteste.

Dy humbje dhe 1 barazim pa gola nuk janë pak për një klub që ka histori në Kampionatin Shqiptar, nuk janë pak për një tifozeri që e adhuron me mish e me shpirt ngjyrat e Klubit Partizani.

Por, Moggi si një bastexhi “i thekur” që është as që do t’ja dijë për mijëra zemra të kuqe që e vuajnë çdo paraqitje të dobët të skuadrës.

Tani pyetja më me vënd duhet të jetë: Moggi erdhi si një këshilltar i klubit, apo këshilltar bastesh?

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga