Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Operacioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës, drejtoresha e bardhebluve mësoi akuzën në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT
Operacioni i SPAK në Bashkinë e Tiranës, drejtoresha e

Deborah Keçi është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës për dosjen “5D”.

Lexo edhe→ Operacioni i SPAK prek dhe klubin e Tiranës, nën akuzë dhe drejtoresha Deborah Keçi

Drejtoresha e shumësportëshit të bardhebluve dyshohet se se ka konsumuar veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Një lajm që padyshim mori dhenë dhe vëmendje kryesore veçanërisht në mediet sportive për shkak të funksionit të Keçit në klubin e Tiranës. Por, si e mësoi lajmin vetë ajo?

Në një postim të bërë në kanalin zyrtar, bardheblutë kanë treguar se kanë qenë duke luajtur në Vlorë një ndeshje basketbolli, ku Tirana ka humbur ndaj Golden Eagle Ylli me rezultatin 56-92. Në foto shfaqet pikërisht dhe Keçi, që me sa duket ka qenë në krye të detyrës duke ndjekur ndeshje pas ndeshje e ekipet e lojërave me dorë.

Siç dihet, asaj i është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe “Pezullim nga detyra për funksionet publike", ku ajo mbante detyrën si drejtoreshë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga