Andre Onana duket çdo ditë e më shumë afër Manchester United. Skuadra angleze vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e gardianit të Interit, pasi Erik ten Hag e dëshiron në “Old Trafford” për sezonin e ri.
Një largim i mundshëm i Onanas do të linte portën të “boshatisur” dhe për të mos u gjendur të surprizuar drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues. Në radarin e italianëve duket se kë përfunduar Yann Sommer.
Portieri zvicerian nuk ka bindur Thomas Tuchel dhe largimi i tij nuk do të ishte një problem për kampionët e Gjermanisë. Sipas Fabrizio Romano bëhet e ditur se palët kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur një marrëveshje.
Kujtojmë se 34-vjeçari ka kontratë me Bayern deri në vitin 2025, por një largim i mundshëm në verë do të ishte mëse i realizueshëm.
[caption id="attachment_699563" align="alignnone" width="1200"] Yann Sommer/ Foto e marre nga © Google[/caption]